“Rasti Mema”
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dhe ngjarjen më të fundit, atë të bllokimit të gazetarit të “Top Channel, Marin Mema, nga autoritetet kufitare greke. “Është e vërtetë, ka disa ndalime, për të cilat Ministria e Jashtme po i trajton me autoritetet greke. Natyrisht, në çdo vend mund të ketë persona që për një arsye apo tjetër nuk pranohen, por personat që janë refuzuar gjykoj se nuk kanë pasur asnjë lidhje me kategoritë e delikuentëve apo rrezikshmëri të kësaj natyre. Ndaj, ne e trajtojmë me seriozitet këtë problem, me autoritetet greke”, tha Berisha. Për incidentin ndaj gazetarit të “Top Channel”, Ministria e Punëve të Jashtme thirri përfaqësuesin e ambasadës së Greqisë në Tiranë, për t’u njohur me incidentin. Ndërsa ka pasur dhe reagime nga Unioni i Gazetarëve dhe Organizata e Medias për Europën Juglindore me qendër në Vjenë, SEEMO ka dënuan moslejmin për të hyrë në territorin grek të gazetarit Marin Mema. “Gazetarët duhet të lejohen në të dyja kapacitetet si qytetarë apo profesionistë. Policia kufitare greke duket se ka shkelur të gjitha standardet ndërkombëtare, duke i mohuar të drejtën e lirisë së udhëtimit për gazetarët. Liria e medias nuk duhet të kufizohet nga kufijtë e shteteve”, tha sekretari i përgjithshëm i SEEMO-s, Oliver Vujoviç.
Incidenti
“Marin Mema, një rast jo për kriminelët, po e ndjekim”