Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në Top Talk foli sërish për Teatrin dhe pse u mor vendimi për ta ndërtuar Teatrin e ri pikërisht në vendin e atij ku ishte i vjetri.
“Kam dëgjuar plot këto ditë, pse nuk e bën Teatrin te Bregu i Lumit. Kjo do ishte fyese. Por besoj se e kanë personale me mua, përderisa përherë më kanë bërë bllokadë që me këndina e lodrave të fëmijëve, Sheshin Skënderbej, Astirin e të tjera” – deklaroi Veliaj
Për shembjen e Teatrit dhe përfshirjen e tij në monumentet e kulturës nuk vendosin politikanët, por ekspertët dhe Veliaj thotë se për këtë u është bindur vetëm ekspertëve dhe atyre që kanë dhënë mendimet e tyre lidhur me qëndrueshmërinë dhe strukturën e godinës.
Ndërsa për ndryshimin mes dy Teatrove; atij të Operas dhe Baletit dhe Teatrit Kombëtar, se përse njëri u rikonstruktua dhe tjetri u shemb, Veliaj kishte një përgjigje. Ai tha se TKOB ka tërësisht tjetër strukturë, duke iu referuar betonin që mban të gjithë godinën.