Ai është kthyer në një personazh të veçantë në Shqipëri. Proteston i vetëm me mënyrën dhe format e ndryshme nëpër rrugët e kryeqytetit.


Sot, ai ka dalë duke protestuar me flamurin amerikan dhe me një parullë rebeluese ndaj klasës politike shqiptare. “Rama thotë: E bëj Shqipërinë teatër; Berisha thotë: E bëj Shqipërinë Gërdec; Meta thotë: E bëj Shqipërinë, Venezuelë”, shkruhet në këtë parullë.


Më pas në parullë shkruan dhe për hallin që i ka zënë shqiptarët, ku sipas tij, populli shprehet : “Ku të mbytem?? To be or not to be”.