Deputeti Kostaq Papa ka ngritur alarmin në parlament për vrasjen e shqiptarëve në Greqi.
“Në Greqi kanë vdekur 35 shqiptarë. Çdo ditë vdesin shqiptarë në vendin fqinj. Kërkoj reagim nga qeveria dhe parlamenti. Stop vrasjes së shqiptarëve në Greqi. SHBA-OKB të dënojnë gjenocidin grek. Të ngrihet grup i posaçëm hetimor për dhunën që bëhet ndaj shqiptarëve. 7 mijë shqiptarë janë pasivuar në Preshevë. Ju lutem shumë, shteti do të lëvizë. Unë nuk do hesht kurrë, kjo është çështje e rëndësishme”, deklaroi Papa.
Më heret deputeti pushtoi rrjetin me disa deklarata skandaloze, duke thënë se kur ishte i ri, me kaçurrela dhe kishte para, femrat që ka patur në jetë kanë pirë vetëm uiski dhe pije të mira dhe jo ujë.
“Të gjithë duhet të jemi xhentëlmen me që kanë ndodhur disa gjëra lidhur me femrat, periudhën e kaluar. Femrave duhet ti kërkojmë ndjesë edhe kur kemi të drejtë.
Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për femrat sepse në rininë time, të gjitha femrat që më janë afruar mua, kur kisha edhe kaçurrelat, por kur kisha edhe paratë, kanë pirë më shumë uiski, apo pije të mira sesa ujë”, deklaronte Kostaq Papa.