Themeluesit të Vetëvendosjes i komunikohet masa penale. VV: Ai s’është thjesht një njeri
 Vetëm një ditë pas arrestimit në selinë e partisë së vet, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas seancës gjyqësore të zhvilluar dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është dërguar menjëherë në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, afër qytetit të Podujevës. Pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, një kolonë e gjatë automjetesh policore kanë shoqëruar Kurtin drejt burgut më të ri në Kosovë, siç njoftuan dje pas mesdite mediat kosovare. Burgu i sigurisë së lartë në Dyz është përuruar në vitin 2013. Deputeti Albin Kurti, pas hedhjes së gazit lotsjellës brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës dhe qëndrimit në arrati për disa ditë, sipas Prokurorisë dyshohet se ka kryer veprat penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, “përdorim arme” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Sikurse njoftonte dje “Telegraf” i Kosovës, sot pritet që avokatja mbrojtëse e deputetit të arrestuar, Albin Kurti, e caktuar nga gjykata, Hedije Ademi, të bëjë ankesë ndaj caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore. Ademi ka bërë të ditur se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë ta parashtrojë brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzojë të hënën.

Kurti, jo thjesht një njeri
Ndërkaq, menjëherë pas këtij lajmi kanë mbërritur dje një sërë reagimesh e komentesh nga faktorë politikë e mediatikë, si dhe individë të shumtë nga Kosova e Shqipëria. I pari prej tyre, erdhi nga vetë zëdhënësi i Vetëvendosjes, i cili theksoi dje në Prishtinë se Albin Kurti nuk është thjesht një njeri. Frashër Krasniqi, duket se ka dashur ta lartësojë sa më shumë figurën e themeluesit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas arrestimit të tij. Në një postim në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është një ide, e cila sa më shumë sulmohet, aq më shumë rritet. “Duke e arrestuar Albin Kurtin, na shndërruan të gjithëve në Albin Kurta. Albini nuk është thjesht një njeri. Është një ide. Një ide që sa më shumë të sulmohet, aq më tepër rritet”, ka shkruar Krasniqi. Ai ka thënë se “Zajednica” nuk do të kalojë. “Zajednica” mund të kalojë, vetëm mbi trupat tanë. E trupat tanë janë aq shumë, sa që s’kalohet dot mbi të gjithë. Rrjedhimisht, “Zajednica” nuk do të kalojë”, përfundon postimi i Krasniqit, duke perifrazuar pikërisht thëniet e përsëritura të Albin Kurtit në lidhje me këtë çështje. Në mesin e të arrestuarve të shtunën, ka qenë edhe Frashër Krasniqi, i cili bashkë me një grup tjetër prej 34 aktivistësh, më pas ai është liruar nga policia.
Ymeri: Policia gjeti bombola gazi
Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, duke folur për aksionin e Policisë në zyrat e VV-së, tha se gjatë asaj kohe, askush nuk ka qenë brenda ndërtesës. “Nuk ka qenë askush brenda dhe askush nuk e di çka kanë gjet e çka ka lënë brenda policia”, ka theksuar kreu i VV-së, ndërsa ka pohuar nga ana tjetër se ata “kanë mundur të gjejnë bombola gazi”. Ai deklaroi gjithashtu se nuk do të lejojë as nesër mbarëvajtjen e seancës së parashpallur të Kuvendit të Kosovës, kurse për deputeten Albulena Haxhiu tha se nuk e di nëse do të paraqitet apo jo në seancë. Në një konferencë për shtyp të thirrur pas ngjarjeve të së shtunës kur policia arrestoi Albin Kurtin, ai ka thënë se “..Veprimet te zyrat e Vetëvendosjes kanë simbole të shtetit autoritar që po shkon në diktaturë. Asnjë dokument nuk ka pasur policia për bastisje”, ka thënë mes tjerash Ymeri, raportonte dje Koha.net. “Kur qeveria bëhet polici, atëherë nuk mund të jetë e popullit, sepse ajo po e dhunon popullin”, shtoi më tej kreu i VV-së.