Drejtuesit globalë të shëndetit në botë do mblidhen virtualisht për të diskutuar në lidhje me menaxhimin e situatës së koronavirusit.
Ata janë të vendosur që të bëjnë thirrje për rishikim të mënyrës si u bë përballimi I situatës nga shtete të ndryshme.
Të dërguarit e 194 vendeve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të takohen virtualisht të hënën dhe të martën në asamblenë e 73-të Kombeve të Bashkuara.
Aty do të shtrohen pyetje se si OBSH dhe anëtarët e saj trajtuan përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 300,000 njerëz në të gjithë botën.
Më shumë se 4.5 milion njerëz janë infektuar që kur u shfaq në Kinë në dhjetor. Takimi vjen mes sulmeve midis Kinës dhe SHBA-së për virusin.
Zëdhënësja i BE-së Virginie Battu-Henriksson tha disa pyetje kryesore që duhen të marrin përgjigje.
“Si u përhap kjo pandemi? Cila është epidemiologjia që qëndron pas saj? E gjithë kjo është absolutisht e rëndësishme për ne që të shkojmë përpara për të shmangur një pandemi tjetër të këtij lloji”.