Emrin e Dritan Lamajt thuajse e kanë dëgjuar të gjithë, e sidomos pas vitit 2013, kur ndaj tij u krye një akt mafioz, duke i marrë jetën, pak metra larg banesës së tij. Vrasja, që për nga mënyra e ekzekutimit ishte dorë profesionistësh u zbardh për më pak se 7 ditë nga vrasja. Autori ishte Arben Frroku, vëllai i ish-deputetit Mark Frroku, që u arrestua në Greqi.

Alibia e tij se në kohën e kryerjes së krimit ndodhej në Qafë Thanë detyroi ekspertët të përdorin një makinë me shpejtësinë maksimale për të vërtetuar, nëse ishte e mjaftueshme koha për të kryer vrasjen dhe për të përfunduar në pikën doganore të Qafë Thanës.

Ish-shefi i komisariatit numër 6 në kryeqytet, Dritan Lamaj u ekzekua rreth orës 18:45 minuta në zonën e "Vasil Shantos" në Tiranë, ku dy persona i kanë bërë pritë kryekomisar Lamajt. Ai ka qenë dukë udhëtuar në mjetit e tij dhe po shkonte drejt shtëpisë dhe në mometin që ka zbritur nga makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ndërsa në vendngjarje policia ka marrë në pyetje edhe dëshmitarët okularë, të cilët kanë pohuar se kanë qënë dy persona me motor, të cilët kanë qëlluar mbi oficerin e lartë dhe më pas ata janë larguar nga vendngjarja me një mjet të tipit BMË ngjyrë e zezë.

Dritan Lamaj ishte kryekomisari i tretë i vrarë në harkun e pesë muajve të 2013,  pas Adem Tahirajt në Shijak dhe Musa Skurës në Burrel. Për gjetjen e autorëve Policia deklaroi në atë kohë një shumë prej 100 mijë dollarësh.

Dyshimet se autori ishte Arben Frroku u përforcuan me prova dhe më 25 shkurt ai u arrestua në Greqi, pas dyshimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda se ishte i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai u arrestua së bashku me shtetasin Jak Jaku.

Pas qëndrimit në një masë sigurie izoluese në këtë vend në 7 qershor 2013, Gjykata e Lartë greke vendosi ekstradimin e Frrokut në Shqipëri. Ky vendim u ekzekutua në nëntor të këtij viti, kur Frroku mbërriti në vendin tonë. Në 10 nëntor 2013, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg", vendim që u la në fuqi në Apelin e Krimeve të Rënda.

Pas dy vjetësh në qeli, për habinë e të gjithëve Arben Frroku në fillim të muajit prill të 2015 shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga burgu, pas një vendimi të Gjykatësit të krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, edhe pse prokuroria kërkoi atëherë dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Dhe çudia është se gjykatësi që e liroi nga burgu, është konfirmuar në detyrë. Dritan Hallunaj mori "lejekalimin" e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rikonfirmimin në detyrë.

Pati komente edhe për vendimin e tij lidhur me lirimin e Arben Frrokut, por trupa gjykuese e KPK tha se u administrua vendimi i Apelit për Krime të Rënda, nga i cili rezulton se vendimmarrja për Frrokun është tërësisht e ndryshme pasi ai është dënuar me burgim të përjetshëm por në asnjë rast nuk evidentohen shkelje të kryera nga gjykatësi Hallunaj, i cili në shkallë të parë kryesonte trupën gjykuese. Pasi dëgjoi konkluzionet e hetimeve, Hallunaj kërkoi konfirmin në detyrë vendimi për të pritet të shpallet të mërkurën e 1 gushtit.