Gjatë seancës së sotme parlamentare u betuan anëtarë e rinj dhe kryetarja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtarët e rinj të institucionit më të rëndësishëm zgjedhor në vend u betuan se do të ‘angazhohen me të gjitha forcat e tyre për të realizuar zgjedhje të mira, të lira dhe demokratike, se do sigurojnë fshehtësinë e votës, si dhe betohen se do të tregojnë profesionalizëmnë kryerjen e detyrës së tyre’.
Për herë të parë KQZ do të drejtohet nga një femër, Lefteri Lleshi, e cila u zgjodh në krye të këtij institucioni të enjten e shkuar me 73 vota, vetëm të mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.
Ndërkohë, anëtarët e KQZ janë përfaqësues të dy partive të mëdha, PS e PD si dhe përfaqësues të partive më kryesore në koalicionet respektive, përkatësisht PBDNJ dhe LSI: Albana Shtylla dhe Denar Biba, PS; Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, PD; Ilirjan Muho, LSI dhe Jano Jani, PBDNJ.
18 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)