Seanca e sotme e Kuvendit, e cila ka pasur në rend të ditës edhe diskutimet për buxhetin faktik për vitin 2011, është shoqëruar me debate mes pozitës dhe opoztës. Në fjalën e tij, ministri i Financave, Ridvan Bode, theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një performancë të mirë krahasuar me vendet të rajonit, duke pasur parasysh kuadri e krizës globale në të cilën ndodhemi.
Sipas tij, buxheti i vitit 2011 është mbështetur më alokimin e fondeve publike për të mbështetur strategjinë për zhvillim dhe integrim si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit.
“Inflacioni mesatar ka mbetur në nivelin 3.5%, tregu i punës ka shënuar një rritje prej 1.7%, ndërkohë që papunësia është ulur në nivelin 13.3%. Treguesit ekonomikë mbeten pozitivë krahasuar me parametrat e përkeqësuar të vendeve të tjera”, – tha Bode.
Përkundër raportimeve optimiste të ministrit të Financave, deputeti i PS, Arben Malaj ka akuzuar ministrin se është dukje fshehur realitetin, duke theksuar se treguesit ekonomikë flasin për një recesion të thellë në të cilin është zhytur vendi ynë, ndërkohë që të dhënat e qeverisë sipas tij janë jo objektive.
Malaj denoncoi atë që e quajti “fushatë penalizuese e mbledhjes me forcë të të ardhurave”, e cila sipas tij, prodhoi “një ambient frike, arrogance dhe korrupsioni dhe jo të ardhura në buxhet”.
Sipas deputetit të PS, penalizimi i bizneseve ka ardhur për shkak të politikës së gabuar të ndjekur nga ana e qeverisë, përveçse krizës globale.
Një tjetër çështje për të cilën është diskutuar gjatë seancës së sotme ishit edhe çështja e energjetikës, ku ministri i Financave, Ridvan Bode pohoi se qeveria do të vijojë në importimin e energjisë, ndërsa BB do t’i akordojë KESH borxhin prej 100 mln dollarë në mënyrë që të përballojë krizën energjetike. Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i opozitës përfaqësuesit e të cilës kanë akuzuar qeverinë për mosmenaxhim të krizës energjetike.
Deputeti i PS, Arben Ahmetaj deklaroi se nuk është fajin CEZ për krizën, por i qeverisë. Ai akuzoi ministrin e Financave dhe politikat e privatizimit të ndjekura nga qeveria si përgjegjësie për krizën energjetike në vend.