kuvendMazhoranca në kuvend ka rrëzuar me shumicë votash dy dekretet e sjella nga presidenti i republikës bujar nishani lidhur me ligjin për arsimin e lartë dhe turizmin.


Dekreti i kreut të shtetit për ligjin e arsimit të lartë u rrëzua me 71 vota kundër, 18 pro dhe 1 abstenim, ndërsa dekreti për ligjin e turizmit u hodh poshtë me 72 vota kundër, 14 pro dhe 1 abstenim.


Dy ligjet në fjalë u miratuan nga kuvendi në fund të sesionit të shkuar, por u rikthyen në kuvend për rishikim nga presidenti i republikës, propozime që u rrëzuan nga Kuvendi gjatë seancë së sotme.


17 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)