Pas një ndërprerje gati një mujore, Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë zyrtarisht punimet paraditen e sotme.
Deputetët e Shqipërisë do të ulen në sallën e Kuvendit rreth orës 11:00 për të nisur kështu seancën e parë të sesionit të shtatë të Legjislaturës XVIII-të.
Gjatë seancës së sotme, në rend të ditës pritet të jetë miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator-31 tetor 2012, si dhe kalendarit trejavor të punimeve për periudhën 3-21 shtator 2012.
Ndërkohë, sfidat kryesorë të këtij sesioni pritet të jenë heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë, riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vijimi i axhendës parlamentare me çështjet e tjera të lëna në mes nga sesioni paraardhës si pr/ligji “për Gjykatën e Lartë” dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
3 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)