Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka inspektuar ditën e sotme punimet që po bëhen në Lungomaren e Vlorës.


Teksa ka konsultuar nga afër realizimin e projektit, Rama ka kërkuar që punimet të ecin me ritem, duke i bërë gjërat ashtu siç duhet.


“Do bëhet plazhi më i bukur i Vlorës ky”, ka thënë kreu i qeverisë, duke dhënë detaje nga projekti.


Edi Rama ka bërë gjithashtu edhe një sqarim për akuzat e bëra për benzitanen e mbetur të pacënuar pavarësisht projektit.


Postimi i Rames


*Dhe një sqarim për “benzinaton” në Lungomare: Sikundër e kam denoncuar publikisht, “Benzinatua” u ndalua nga Gjykata e Lartë të shpronësohej, me një nga vendimet më skandaloze të historisë së shpifur të Drejtësisë së Vjetër! Kështu “benzinatua” mbeti aty si një çiban dhe arkitekti i famshëm belg i Lungomares, Xavier de Geyter, konceptoi një objekt – skulpturë urbane (strehën e zezë në formë kryqi), duke ia përshtatur estetikisht atij segmenti të shëtitores. Objekti tanimë është realizuar si një vlerë e shtuar, duke e “ambalazhuar” me sukses peshqeshin e mbetur aty nga Gjykata e Lartë. Palma e vetme që u hoq gjatë punimeve, për të cilën vunë kujën ata që na u kthyen nga sharësit e paepur të Lungomares kur ndërtohej, në mbrojtësit e flaktë të ekologjisë vlonjate, do të zëvendësohet padyshim. Kështu që fjalët mbrapsht atyre për sot dhe nesër si gjithnjë për çdo punë që bëj unë, “benzinatua” do të kalojë nga fletët e Librit të Sharjeve në albumin e ndërhyrjeve urbane, që kanë ndryshuar e do të ndryshojnë më tutje faqen e qyteteve tona, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm ekonomik e turistik të vendit?


I LO❤️E VLORA


https://www.facebook.com/edirama.al/videos/691657691569500/?t=17