Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino, nga Brazili, të dy janë të prekur nga format e nanizmit, por kjo nuk i ka penguar ata që të jenë një çift i lumtur.
Dyshja, e cila shpreson që të hyjë në Librin Gines të Rekordeve Botërore, tha se u takuan në një faqe interneti dhjetë vjet më parë dhe filluan që të bisedonin në mesenxher.
Paulo, 30 vjeç, i cili vuan nga gjendje e rrallë gjenetike, e quajtur diastrophic dysplasia dwarfism, tha se ishte dashuri me shikim të parë për të.
“Mua mu duk shumë e bukur që kur e pashë për herë të parë “, tha ai. Por tërheqja nuk ishte reciproke.
Katyucia, 26 vjeçe , i cili vuan nga achondroplasia nanizmi, e cila ndikon në mosarrtjen e kockave, fillimisht e bllokoi atë në mesenxher.
“Kur nisa që të flas me Paulon, ai ishte vërtetë i bezdisshëm”.
Gjithçka do të kishte marrë fund, nëse Katyucia nuk do e kishte zhbllokuar atë 18 muaj më vonë.
Pas kësaj, ata të dy u takuan dhe jetojnë të lumtur.
10 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)