Humb jetën nga beteja me koronavirusin një emigrante nga Durrësi në Itali. Shpresa R. 69 vjeç humbi jetën në spitalin e qytetit të Lodit, në afërsi të Milanos ku dhe jetonte.
Sipas familjarëve të saj, edhe bashkëshorti ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Familja nga Durrësi kishte emigruar në Itali në vitin 2000.