Një person ende i paidentifikuar është plagosur në qytetin e Laçit, ndërsa me urgjencë ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak më parë, ndërsa bëhet e ditur se i plagosuri është qëlluar me armë zjarri.


Të dhënat e para flasin për një konflikt me dy grupeve, por ende nuk ka detaje. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja dhe janë blinduar rrugët e hyrjes dhe daljes nga qyteti për të ndaluar autorët e mundshëm të krimit.


Burimet spitalore bëjnë të ditur se i plagosuri është në gjendje të rëndë, por nuk thuhet nëse ka apo jo rrezik për jetën.