Shënohet një tjetër viktimë në Kosovë. Klinika Infektive ka njoftuar sonte se në orët e mbrëmjes në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.
Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31 mars në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.