Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri.
Një tjetër lëkundje tërmeti u regjistrua pak më parë me magnitudë 3.6.
Fatmirësisht lëkundja ishte e lehtë dhe nuk ka shkaktuar panik. Epiqendra ishte 28 km nga Lezha me thellësi 10 km.
1331 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, por Ismail Hoxha, eksperti i sizmiologjisë, shprehet se s'ka arsye për panik, por duhet ruajtur qetësia.
[gallery ids="928882,928883"]