Kishin marrë me qira një shtëpi në Amsterdam përmes “Airnib”, por për një grup vajzash afrikano-jugore, qëndrimi i tyre pati një epilog të hidhur.


Vajzat kishin mbërritur në kryeqytetin holandez për të vizituar një mikeshën e tyre, artisten Zanele Muholi, e impenjuar me ekspozimin e disa pikturave personale dhe pikërisht në profilin e saj në Instagram ka publikuar një video që tregon diskutimin mes vajzave dhe pronarit të shtëpisë me qira.


Duket se miqtë kishin vonuar të linin dhomën, kështu që i zoti ka vendosur t’i dëbojë nga banesa, duke arritur të shtyjë dhe rrëzojë një nga femrat nga shkallët.


Vajza e pafat është shtruar në spital dhe ka pësuar fraktura të organeve të trupit. Sipas disa burimeve lokale, autori është arrestuar nga policia.


10 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)