Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra që ai mbante prej 2 vitesh. Çipa e mori këtë detyrë, pasi u largua nga Drejtor i Policisë së Tiranës.
Mësohet se shkarkimi nga policia Çipës i është komunikuar nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Ky i fundit ka zhvilluar një takim që ka zgjatur mbi 30 minuta mbi bilancin e punës ku i ka komunikuar edhe largimin nga detyra.
Pritet që Çipa të mos largohet përfundimisht nga radhët e Policisë, pasi i është propozuar një post në sektorin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Gjatë ditës së djeshme, Çako ka zhvilluar takime edhe me disa drejtorë qarqesh të cilët kanë qenë problematikë në përballimin e situatës së kanabisit. Mësohet se urdhri për shkarkimin u ka shkuar edhe 12 drejtorëve të Policive në Qarqe.
25 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)