Nikolle-LEsiKryesoacialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Lidhja Demokristiane Nikollë Lesi. Pak minuta më parë Lesi është parë të dalë nga selia e Partisë Socialiste, ku i  është bërë një ftesë për të ju bashkuar koalicionit opozitar për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit.


“Kam një ftesë serioze nga kryetari i PS-së, Edi Rama, të cilën do ta shqyrtoj me kryesinë e LDK-së dhe me miqtë e mi. Oferta është dashamirëse nga kryetari i PS-së dhe ajo do të detajohet në vijim, nëse do të biem dakord. Jam korrekt me mikun tim Rama, me të cilin biseduam disa gjëra të kohëve të vjetra, që i shërbejnë një të ardhmeje të re”, tha Lesi.  Zhvillimet e fundit në KQZ, pas lirimit nga detyra të anëtarit të LSI-së, Lesi i komentoi shkurt si “joserioze”.


Lesi ka shpallur kandidaturën e tij për deputet në Qarkun e Lezhës çka nënkuptohet si një kërkesë direkte ndaj kujtdo force me të cilën do të bëjë koalicion.


11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)