Një 27-vjeçar ka rënë në pranga, pasi lëvizte me pistoletë në brez. Policia e Pogradecit bënë të ditur se i arrestuari është shtetasi Fatjon Bono, banues në fshatin Vërdovë, të cilit iu gjet një pistoletë tip ‘TT’ me një krehër me 6 fishekë.
Sipas uniformave blu, 27 vjeçari ishte me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit.
Arrestimi i tij u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale : 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal
9 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)