Tre anëtarë të një familjeje janë gjetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë. Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, janë gjetur të pajetë trupat e dy bashkëshortëve dhe djalit të tyre në fshatin Blinisht të Lezhës.


Viktimat, babai, nëna dhe djali, përkatësisht Rrok, Miranda dhe Fatjon Shtjefni janë gjetur pak metra larg banesës së tyre, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna dhe rrethanave dhe shkaqeve të krimit të rëndë dhe të paprecedent.


Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë lidhur me shkaqet e krimit makabër, ndërkohë që sipas informacioneve paraprake mësohet se policia e ka indentifikuar autorin e krimit të rëndë dhe e ka shpallur në kërkim. Dyshohet se viktimat janë vrarë nga fqinji i tyre pas një konflikti.


24 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)