Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka reaguar për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, ku partia e tij nuk mundi të merrte asnjë mandat, duke lënë jashtë Kuvendi edhe vetë themeluesin e saj. Blushi ka marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes, ndërsa shpreh angazhimin që projekti LIBRA të vazhdojë.


PËR GJITHË LIBRAT


Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithçka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi.


27 qershor (gazeta-Shqip.com)