Andrew Baruch Wachtel


“Ballkani në historinë botërore”


Përktheu: Abdurrahim Myftiu


Botoi: “Toena”


Çmimi: 800 lekë


Historiani amerikan Andrew Wachtel, në këtë libër, e paraqet Ballkanin si një trevë gjeografike të ndërmjetme, ku katër prej qytetërimeve më të mëdha të globit janë shtresuar mbi njëri-tjetrin në një mënyrë të qëndrueshme e të thellë, për të dhënë, në fund, një qytetërim dinamik, nganjëherë që merr zjarr shpejt, shumështresor vendor. Kjo është treva, ku kulturat e Greqisë e të Romës së lashtë, të Bizantit, të Turqisë Osmane e të Europës katolike janë takuar, janë ndeshur dhe herë-herë janë shkrirë. Historia e Ballkanit, kësisoj, është një histori huazimi krijues, prej popujve vendas, nga qytetërimet e ndryshme, që sa për emër e kanë pushtuar këtë rajon. Duke pasur në gjirin e vet Bullgarinë, Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë dhe Turqinë europiane, Ballkani ka asimiluar shumë shprehi e tradita, për të dhënë, në fund, një nga rajonet më komplekse e më interesante të rruzullit tokësor.