OSHO
“Burri dhe gruaja; Vallëzimi i jetës”
Përktheu: Sadedin Limani
Botoi: “Fan Noli”
Çmimi: 800 lekë
Filozofi indiano-amerikan Osho vjen me librin “Burri dhe gruaja”. Osho, autor bestseller në shumë shtete të botës bashkon filozofinë e Lindjes dhe Perëndimit. Ai tregon se marrëdhëniet mes njerëzve duhet të mbështeten në dashuri dhe respekt reciprok. “Puna ime është t’ju çliroj nga dualizmi i burrit dhe i gruas”, thotë Osho. Jin dhe Jang, burri dhe gruaja janë dy pole të jetës mbi tokë. Në përsiatjet dhe udhëzimet e tij, Osho mëson si të sjellim në harmoni artin e energjisë femërore dhe mashkullore dhe kështu të gjejmë një kuptim më të përgjithshëm për më shumë energji dhe gëzim jete.