Enver Memishaj Lepenica
“Major Ahmet Lepenica”
Botoi: “Geer”
Çmimi: 600 lekë
Kjo është monografi kushtuar komandantit të Përgjithshëm të Luftës së Vlorës, Ahmet Lepenicës. Libri i shkruar nga Enver Memishaj-Lepenica përfshin një numër të konsiderueshëm dokumentesh të kohës mbi jetën dhe veprimtarinë e njërit prej njerëzve më të shquar të Labërisë që gjithë jetën ia kushtoi luftërave për liri e pavarësi të Shqipërisë. Fëmijëria, shërbimi ushtarak në ushtrinë turke si bashkëluftëtar i Qemal Ataturkut, veprimtarinë e tij para dhe pas shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, pjesëmarrja në luftën e Vlorës, në mbrojtjen e Kongresit të Lushnjës, luftën e tij për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, marrëdhëniet me qeverinë e Nolit e deri në vdekjen e tij, trajtohen në këtë botim të hedhur në treg në 100-vjetorin e pavarësisë.