Vëllazëria e pëlhurës së shenjtë
Përktheu: Aida Baro
Botimet: “Dituria”
Çmimi: 1250 Lekë
“Mbreti Abgar Ukkama për Jezu Shpëtimtarin e mirë, shfaqur në krahinën e Jerusalemit, përshëndetje! Më ka rënë në vesh të flitet për ty dhe për shërimet pa barna e pa melheme. Edhe, me sa thonë, ti u kthen sytë të verbërve dhe këmbët sakatëve; ti pastron lebrosët, dëbon shpirtrat e molepsur dhe djajtë, shëron të munduarit nga lëngatat e gjata dhe ringjall të vdekurit. Duke dëgjuar gjithë këto gjëra për ty, tash jam i bindur që në mos njëri, tjetri mejtim është i njëmendtë: ose ti që kryen këto mrekulli je Zoti vetë zbritur nga qielli, ose ti, që bën këso veprash, je Biri i Zotit.
Andaj, po të shkruaj të të përgjërohem që të vish tek unë e të më shërosh nga kjo sëmundje që po lëngoj”.