Martin Camaj


“Poezi”


Përgatiti: Bardhyl Demiraj


Botoi: “Onufri”


Çmimi: 800 lekë


“Rruga e poezisë së tij është rruga e mundimshme e kthimit në atdhe të një autori të penguar nga të gjithë. Ai vjen vetëm, me gjuhën e vet, me gegnishten e larguar nga vetë gegnishtja e ndaluar, me poetikën e vet të larguar nga tradita shkodrane, edhe kjo e ndaluar, me poezinë e tij moderne e vetjake, krejt të huaj për poezinë vokalike, për tërmetin verbal, me shumë epiqendra, për poetikën kolektive të realizmit socialist. Në këtë kënd ajo ka karakteristikat e fisnikërisë që Montale i njeh poezisë, plotësisht e padobishme, por asnjëherë e dëmshme”, shkruan


studiuesja Dhurata Shehri në parathënien e këtij botimi.