Resmi Osmani


“Ëndrrat e ngrira të Enver Kushit”


Gjinia: Ese


Çmimi: 300 lekë


Ky është një libër ese kushtuar librave të shkrimtarit Enver Kushi. “Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, surreale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore, në kohë dhe në vende të caktuara, qofshin ato imagjinare, emocionale apo të tronditjeve, shpresave dhe zhgënjimeve. Është ajo thurje artistike që ankthin e bën më të ankthshëm dhe emocionin më të përjetueshëm”, shkruan autori.