Herion Mesi
Ligji për verifikimin e figurave dhe rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, i njohur ndryshe si Ligji për Veittngun pritet të mbledhë nesër anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Drafti që u duk sikur prishi balancat e konsensusit të arritur në votimin e 22 korrikut të draftit kushtetues, pritet të jetë objekti i punës së komisionit i cili duket se po kërkon nisjen e zbatimit të reformës në drejtësi.
Pasi kërkoi disa ditë kohë që të njihet me draftin e propozuar nga ekspertët e Misionit të Euralius-it që po asiston Shqipërinë në reformimin e insticioneve të drejtësisë, tashmë mësohet se opozita është gati për nisjen e diskutimeve mes ekspertëve të saj dhe atyre të mazhorancës. Është opozita e cila është shprehur e gatshme të diskutojë nga dita e hënë këtë projektligj për zhvillimin e kësaj mbledhjeje që ndryshe nga herët e tjera, mësohet se do të mbahet me dyer të hapura edhe për mediat.
EURALIUS iu drejtua Komisionit të Posaçëm pak ditë më parë me një draft, të këtij ligj në të cilin përfshiu edhe ndryshimet kushtetuese për vetingun, të miratuara konsensualisht mbrëmjen e 21 korrikut. Sa i përket 6 ligjeve të tjera që vijnë pas ndryshimeve kushtetuese e që pritet e të diskutohen në shtator në kuvend dhe të miratohen më pas në seancë, opozita nuk i ka në dispozicion versionet finale të miratuara vetëm nga mazhoranca në komision.
31 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)