Një algë toksike, që ka lulëzuar kohët e fundit,  ka mbuluar 90% të liqenit Utah në SHBA dhe ajo po bëhet më e vogël në përmasa, por më e rrezikshme.Alagat 4


Qelizat Cyanobacteria çlirojnë nivele të larta toksike, duke e bërë ujin vdekjeprurës. Më shumë se 100 njerëz  që janë larë në liqen, kanë përfunduar në spital me simptoma si; të vjella, diarre, ethe, acarim dhe skuqje të lëkurës e syve.Alagat 3


Madje edhe kur algat e lulëzuara nuk shfaqen në sipërfaqen e liqenit, ato mund të jenë prezent në ujë.aLGAT 2


Toksina është në shkallën më të lartë, pas rënies së lulëzimit. Erërat ndikojnë në përhapjen e algave në liqen.


Uji në kanalin, që është edhe dalja e vetme e liqenit, është duke u testuar nga ekspertët,  për të parë nëse lulëzimin është përhapur më tej.aLGAT


Departamenti i Agrikulturës dhe Ushqimit në Utah, kanë këshilluar fermerët që të shmangin përdorimin e ujit për ujitje dhe të mos ia japin bagëtive për konsum.


18 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)