
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika do të presë në shtëpi hetimet që do të zhvillohen ndaj tij për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për Xhikën nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Ndaj tij rëndon akuza e shmangies së Bordit, si dhe ka përftuar 35 milionë dollarë pa një studim.
26 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)