Listat e zgjedhesveAkuzat Eksperti socialist, Blendi Çuçi: Kemi marrë masat që këta votues të mos votojnë dy herë


Partia Socialiste ngre alarmin për listat e zgjedhësve, duke  theksuar se ekzistojnë 50 mijë dublime dhe 400 mijë shtetas janë pa një adresë të saktë, se ku do të votojnë më 23 qershor.  Eksperti për çështjet zgjedhore në PS, Bledi Çuçi, bëri të ditur se këto shifra janë konfirmuar nga auditi i propozuar nga socialistët në KQZ. “Ekzistojnë mbi 400 mijë shtetas pa adresë zgjedhore. Në lista ekzistojnë ende mbi 50 mijë shtetas të dyshuar si të dubluar, ndryshe nga deklarata e zotit Poni”, shprehet Çuçi për “AS TV”. Eksperti socialist akuzon Ministrinë e Brendshme si përgjegjëse për dështimin në procesin e hartimit të listave të zgjedhësve. “Janë marrë të gjitha masat që këta shtetas të mos bëjnë votime të dyfishta dhe të mos votojnë më shumë se një herë. Ne kemi evidentuar për çdo qendër votimi se ku ndodhen realisht dhe se ku janë regjistruar fiktiv dhe këto të dhëna do të jenë për çdo komisioner që ne do të kemi në qendra votimi në Shqipëri ditën e zgjedhjeve”, thekson Çuçi. Sipas Kodit Zgjedhor, afati i fundit për pastrimin e listave të zgjedhësve është data 23 prill. Pak ditë para kësaj date pritet të ketë raport nga secili prej përfaqësuesve të dy partive, PD e PS, pranë Regjistrit Kombëtar të Zgjedhësve, ku do të pasqyrohen pretendimet e dy palëve për problematikën e procesit. Dy auditët e PD-së dhe PS-së pritet të dalin sërish para KQZ-së për ekstraktin e tretë listës së zgjedhësve. Vetë Ministria e Brendshme ka pranuar problemet e konstatuara me mospasjen e adresës për 400 mijë shtetas. “Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma në proces verifikimi.


Numri personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar (kodi i banesës i panjohur brenda një qendre votimi të caktuar), në ekstraktin e datës 3 prill është 405.779 nga rreth 545 mijë në janar. Numri i 100-vjeçarëve të papërfshirë në lista është 860 nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 janar. Vëmendja e shërbimit është përqendruar që në bashkëpunim me kryetarët të respektohet absolutisht dhe rigorozisht ligji për sa i përket numrit të lejuar të zgjedhësve për qendër votimi. Të minimizohet me objektiv zero numri i rekordeve të dyshuara si të dubluar.


Zyrat e gjendjes civile po punojnë gjithashtu edhe për minimizimin e personave me adresë të pasaktë zgjedhore; qendër votimi ndryshe nga familja; adresë e pacaktuar e shtëpisë brenda qendrës së votimit; adresë e pautorizuar e QV”, tha Poni.


Ministria


Poni


Zv.ministri i Brendshëm, Poni, e ka pranuar se në vend janë mbi 400 mijë votues pa një adresë, por ka theksuar se në 2005 numri ishte më i lartë


Zgjedhës


Sipas Ministrisë së Brendshme 3,265,073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5483 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore