Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp i është përgjigjur pyetjes nëse do të ketë një koalicion politik me LSI-në për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.


Rama theksoi se në politikë është shprehja “kurrë mos thuaj kurrë”, por shtoi se e përjashton një koalicion me LSI-në.


“Me partinë e presidentit e përjashtojmë koalicionin në zgjedhje. Jemi me popullin në koalicion.  Nga kjo pikëpamje Nuk shoh asnjë perspektivë për një rikthim në një koalicion me partinë e presidentit, sepse konteksti i sotëm dhe degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe detyrimet tona programore dhe bindja jonë se për ne është e mjaftueshëm të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë pa asnjë interes këtë temë diskutimi. Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë koalicion dhe asnjë arsye. Po e përjashtoj këtë”, tha Rama.


https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3180408938676829/