Deklarata 


Në një takim me drejtuesit e akuzës qendrore dhe të rretheve, kryeprokurori Adriatik Llalla tha se prioritet i punës së tij do të jetë promovimi i vlerave më të mira në radhët e prokurorëve, por nga ana tjetër, do të tregohet me veprime konkrete, nëpërmjet kontrollit, se nuk do të tolerohen rastet e abuzimit me detyrën. “Përvoja ka dëshmuar se askush nuk është i përjetshëm në pozicione, duke filluar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke vijuar tek drejtorët e drejtuesit e prokurorive të rretheve. Mendoj se ka nevojë për një rifreskim dhe veprimet konkrete do të realizohen pasi të jetë diskutuar gjerësisht me të gjitha strukturat, me qëllim rivitalizimin e institucionit të prokurorisë”, tha Llalla. Ai vijoi se Prokuroria e Përgjithshme do të shpërndajë mesazhe në prokuroritë Apelit dhe të rretheve se jemi një strukturë e centralizuar dhe duhet respektuar ky detyrim i rëndësishëm ligjor, i cili do të ndikojë në rritjen cilësore të aktivitetit institucional.