Deputeti socialist Erjon Braçe denoncon të tjera fakte për tenderin


Deputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar të tjera fakte për tenderin e shumëpërfolur të Lotarisë Kombëtare, të cilat rëndojnë edhe më shumë pozicionin e qeverisë. Sipas Braçes, përmes tenderit qeveria po transferon tek kompania e paracaktuar jo një, por 7 monopole. Në faqen e tij në Facebook ai ka shkuar se: ”


Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, në çdo gjë që kanë thënë gjatë 5 ditëve të fundit kanë gënjyer. Çfarë fshehin? Kush po i përfiton 100 milionë Euro?


Fakt: 1 -Liçensa për “Lotari Kombëtare” përfshin brenda saj lejen për organizimin e 7 lojërave kombëtare, unike, monopol! 2 -Kompanisë që merr licencën e “Lotarisë Kombëtare” i lejohet publiciteti gjithformësh, për të siguruar një shumicë dërmuese lojtarësh, favor ekskluziv vetëm për këtë kompani!3 -Tarifa e licencës monopol të “Lotarisë Kombëtare” është vetëm 300 milionë lekë, ndërkohë që tarifa për licencën e Kazinosë në zonën e Tiranës është 1 miliard lekë, në zonën e Durrësit është 600 milion lekë, jashtë tyre është 300 milion lekë.


4 -Çmimi i shitjes së kësaj të drejte që i përket popullit shqiptar, u përjashtua si kriter bazë konkurrimi nga Qeveria e Sali Berishës, jo nga konsulenti i huaj. Ministria e Financës është autorizuar të marrë një konsulent të huaj në Janar 2012, në të njëjtin Vendim të Këshillit të Ministrave ku janë përcaktuar qartë kriteret e konkurrimit. Ky vendim ka përcaktuar edhe mandatin e Konsulentit për të asistuar publikimin e dokumenteve të tenderit, procesin e konkurrimit dhe vlerësimit të fituesit, lidhjes së kontratës me fituesin. Pra, konsulenti i huaj që është përzgjedhur në Mars 2012, dy muaj më pas, nuk ka pasur mandat të hartojë kritere. Ato ishin hartuar, duke përjashtuar çmimin, që në janar!


5 -Tatimi i vetëm që Qeveria ka përcaktuar për tu paguar nga kompania e licencuar për “Lotarinë Kombëtare” do të jetë ai 10% mbi vëllimin tërësor të xhiros! Asgjë tjetër më shumë, as TVSH e as Tatim në Burim për çdo çmim të shpërndarë. Të gjitha tatimet e tjera janë po të njëjtët që paguajnë edhe qytetarët, gjithashtu bizneset vendore duke nisur nga bizneset e vogla!!


Pas të gjithë këtyre fakteve ka një pyetje: Sali Berisha kujt po ja fal 100 milion Euro? Sali Berisha sa përfiton ti nga këto 100 milionë Euro?”


25 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)