lsiLëvizja Socialiste për Integrim feston sot 10-vjetorin e themelimit. Në këtë ditë të shënuar për këtë forcë politike që po bëhet gjithnjë e më dominuese në arenën e politikes shqiptare priten një sërë aktivitetesh në kryeqytet dhe në qytetin e Durrësit. Ditën e sotme, sipas asaj që mësohet nga forca e dytë më e madhe e të majtës, do t’ja kushtojnë veprimtarive në shërbim të grupeve në nevojë.


Aktivitetet janë çelur nga themeluesi i LSI, Ilir Meta i cili mëngjesin e sotëm se bashku me eksponentë të tjerë të kësaj partie ishin në shtëpinë e fëmijës ‘Zybër Hallulli’ nga ku shprehu gatishmerine dhe vendosmerine e LSI dhe LRI per te lehtesuar sado pak jeten e njerezve ne nevoje.


“Nga këtu ku ndodhemi, shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli, do të doja të uroja të gjithë anëtarët e kësaj force politike dhe por edhe ata të LRI-së, që janë mbledhur jo vetëm këtu në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera, në një aksion të gjithanshëm, jo vetëm në mbështetje të shtresave në nevojë, por edhe për të treguar interesimin dhe përkujdesjen për të gjithë njerëzit nevojtarë. Jam i kënaqur që jam këtu mes tyre, me këta aktivistë të cilët janë përfshirë jo vetëm në një aksion pastrimi për ambiente të caktuara të kësaj shtëpie fëmijësh, por edhe në shumë hapësira të tjera në mbarë vendin duke i kthyer ato nga ambiente parazitare dhe problematike, në ambiente zhvillimi dhe shfrytëzimi për ngjarje të ndryshme. Do të jepet ndihmë kudo ku është mundësia, që disa terrene të kthehen në funksionale, si për shembull për terrene sportive. Ky është një aksion që do të vazhdojë për disa ditë dhe do të rikthehemi pas disa javësh për t’i parë këto në gjendje funksionale për grupet në vështirësi, me të cilët solidarizohemi të gjithë, por edhe për të interesuar të tjerë”, tha Meta.


Ndërkohë, një urim i veçantë ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama i cili ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të dërguar urimet e tij.


“Urime partnerëve e miqve të LSI për 10-vjetorin e krijimit, që festojnë sot”, shkruan kryeministri Rama.

LSI u themelua më 6 shtator 2004, nga Ilir Meta dhe qindra përfaqësues të tjerë të së majtës shqiptare.


6 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)