Nënkryetari i LSI-së Luan Rama e quan ngjarje kriminale ngjarjen e ndodhur jashtë një qendre votimi në Shëngjin ku u është lënduar një aktivist i LSI-së. Në një dalje për mediat, ai tha se aktivisti i tyre u plagos nga tre persona të armatosur, që siç tha Rama, “janë pjesë e një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark”. Duke e cilësuar një rast të përsëritur, Luan Rama bëri përgjegjës Kryeministrin dhe kreun e polcisë Çako.
Këtij të fundit, shtoi ai, i është kërkuar nga Ministri Demiraj të shkarkojë ekipin drejtues të policisë në këtë qark dhe nuk e ka bërë. Ai apeloi votuesit të mos bien pre e provokimeve. “Me qetësi, maturi dhe dashuri të votojnë kundër kësaj kaste kriminale që i fut njerëzit siç po ndodh në Lezhë, siç ndodhi dhe mbrëmë gjatë natës në Kashar ku prej eksponentëve të rilindjes u qëllua në kokë një komisioner i LSI”.
Luan Rama: Në Shëngjin para pak çastesh, një aktivist anëtarë i LSI është plagosur nga tre njerëz të armatosur në përbërje të një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark. I plagosuri është Florja Dushku, ka qenë në punën e vet, në një aktivitet normal. Është plagosur nga ata që rilindja i ka klonuar dhe fabkrikuar në mënyrë të kriminalizuar për ti përdorur siç i ka përdorur gjatë gjithë fushatës por më drejtëpërdrejtë si i përdori sot. Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë që vepron atje. Ky është një prej rasteve që është produkt i kësaj klime të inkriminuar që është krijuar prej investimit kriminal të rilidjes.
Ashtu si ka ndodhur deri sot, për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm të derdhur në Lezhë apo kudo tjetër përgjegjësia bie mbi kryeministrin e rilidnjes Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. I është kërkuar Haki Çakos edhe nga Ministri i Brendshëm të shkarkojë ekipin drejtues të policisë së Lezhës pas një morie rastesh kriminale të shfaqura atje edhe me mbështetjen e policisë dhe nuk ka reaguar, ky është një mosveprim kriminal që krijon atë terren dhe situatë që është reflektuar dhe sot.
Ka një polici që i pret në besë dhe nxit kriminelët ti vrasë. U bëj thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe ti shmangen provokimeve që vinë prej këtyre grupeve kriminale të financuara nga paratë e hashashit dhe gjithë veprimtarisë tjetër kriminale. Me qetësi, maturi dhe dashuri të votojnë kundër kësaj kaste kriminale që i fut njerëzit siç po ndodh në Lezhë, siç ndodhi dhe mbrëmë gjatë natës në Kashar ku prej eksponentëve të rilindjes u qëllua në kokë një komisioner i LSI. Asnjë kriminel, asnjë bandit me uniformë polici ose pa uniformë, me post Kryeministri apo pa post Kryeministri nuk do mund të trembë apo ndalojë qytetarët të votojnë për dinjitetin e tyre dhe kundër kësaj kaste kriminale.
25 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com