Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, së bashku me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, kanë zhvilluar një takim me Ben Blushin në zyrat e LIBRA-s për 90 minuta.
Fillimisht Blushi ka takuar ambasadoren Vlahutin dhe më pas ambasadorin amerikan Donald Lu. Në takim veç Blushit ishte dhe deputetja Mimoza Hafizi. Në qendër të bisedës së tyre ka qenë situata aktuale e politikës në vend.
Pas largimit të ambasadorëve, deputetja Hafizi deklaroi se takimet ishin të frytshme dhe se u diskutua për zgjedhjet e qershorit, për përmirësimin e procesit zgjedhor, vettingun etj.
“Takimi me dy ambasadorët ishte i frytshëm. Folëm me dy ambasadorët për zgjedhjet e qershorit. U diskutua për përmirësimin e procesit zgjedhor. Duhet dialog për kapërcim të krizës dhe zhbllokim të Vettingut. LIBRA është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi Hafizi.
29 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)