Perandori japonez Naruhito mori zyrtarisht fronin e lënë nga i ati dhe premtoi se do t’i përmbushë me sukses të gjitha detyrimet e tij, në ceremoninë e lashtë qindra vjeçare që u ndoq nga zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh nga më shumë se 180 vende, mes të cilëve dhe princi i Britanisë së Madhe Charles.
59-vjeçari Naruhito u bë zyrtarisht perandor dhe gruaja e tij, Masako perandoreshë në muajin maj, pasi babai i tij, Akihito u bë monarku i parë që hoqi dorë në 2 shekuj nga froni.
"Betohem se do të veproj sipas Kushtetutës dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e mia si simboli i shtetit dhe bashkimit të njerëzve", tha perandori i ri para 2000 të pranishmëve, mes të cilëve edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta./Daily Mail
[gallery ids="887072,887073,887074,887075,887076,887077,887078,887079,887080,887081,887082,887083,887084,887085,887086,887087,887088,887089,887090,887091,887092,887093,887094,887095,887096,887097,887098,887099,887100,887101,887102,887103,887104,887105,887106,887107,887108,887109,887416,887473,887474,887475,887476"]