Të zotët e saj nuk e kishin vënë re se Bobby, macja e tyre 9-muajshe, kishte hyrë në lavatriçe, ku e kishte zënë gjumi mbi rrobat e palara. Kështu që kishin ndezur makinën larëse, por zhurmat që nisën të vinin pas pak prej saj i alarmuan se diçka e pazakontë po ndodhte.
Kafsha, që ndenji brenda makinës larëse për disa minuta në temperaturë 60 gradë, kishte humbur ndjenjat. Të zotët e saj e çuan menjëherë në Nottingham Pet Hospital ku veterinerët mundën t’i shpëtonin jetën.
“Nuk është hera e parë që Bobby futet në lavatriçe, ndaj zakonisht e mbaj gjithnjë mbyllur, – shpjegon e zonja e maces për BBC, – të njëjtën gjë kisha bërë edhe herën e fundit, por nuk e di si arriti të hynte”.
29 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)