Provenzano 1ProvenzanoKa vdekur në Itali bosi i mafies Bernardo Provenzano. 83 vjeç, i sëmurë prej kohësh, i cilësuar si kreu i “Cosa Nostras”, Provenzano u arrestua pas një arratie që zgjati 43 vjet, deri 11 prill të vitit 2006, ku u arrestua në një komunë të Korleones pranë banesës së familjarëve të tij.


Prej thuajse dy vjetësh ishte shtruar në repartin e të dënuarve të spitalit “San Paolo” të Milanos thuajse në gjendje vegjetative.


Provenzano ishte shtruar në spitalin milanez nga 9 prilli 2014, i ardhur nga qendra mjekësore e të burgosurve të Parmës. Gruaja dhe fëmijët e Provenzanos, të cilët mbërritën në Milano në 10 korrik, u autorizuan të takonin familjarin e tyre.


Në arrati për 43 vjet, Provenzano, për Ministrinë e Drejtësisë e kishte merituar burgun, edhe kur sipas mjekëve nuk ishte më i aftë të kuptonte.


Bosi sicilian i mafies, ka përfaqësuar disa nga faqet më të errëta të historisë italiane të dekadave të fundit. Si krahu i djathtë i Toto Rinës, ai ka dhënë urdhrin për vrasjen në atentate në vitin 1992, ku humbën jetë në kohë të ndryshme, gjykatësit Giovanni Falcone e Paolo Borsellino.


Më 11 prill të vitit të kaluar, u mbushën dhjetë vjet nga arrestimi i tij, i cili ndodhi në brendësi të një vil, pak metra larg vendit ku ai ka lindur, në lokalitetin e Contrada Cavalli, në Korleone, në afërsi të Palermos.


Po ashtu, është sërish dora e tij në autobombën në rrugën  “Georgofili” në Firence. Provenzano u tradhtua nga bashkëpunëtori i tij i fundit për t’u kapur më pas nga policia.


13 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)