MajkoDeputeti Pandeli Majko ka konfirmuar nga Korça se Partia Socialiste nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me tre ligjet.


Vizita e komisionerit për Zgjerim, Fyle në fillim të javës në Tiranë, duket se nuk do ta bëjë PS të ketë një tjetër qëndrim në lidhje me këto tre ligje, miratimi i të cilave, thotë Majko, është i lidhur me çështjen e Qarkut të Fierit.


“Besoj që qëndrimet tona janë shprehur. Nuk ka asnjë kosto elektorale në këtë histori, që ka filluar nga mazhoranca. Nëse sot kryetari ilegal i qarkut Fier del në konferencë për shtyp dhe jep dorëheqjen nga posti, atëherë procesi është i zhbllokuar”, – deklaroi Majko.


Edhe pse kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nuk iu përgjigj ftesës së kreut të opozitës për të marrë pjesë në tryezën e partive opozitare, Majko e ka konsideruar Dulen një mik të mirë


Argumenti se një pjesë të mirë të aktivitetit të tij politik zoti Dule e ka kaluar në tryezat e opozitës, e bën Majkon të besojë se edhe në vazhdim PBDNJ do të jetë afër PS.


1 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)