Një shtetas shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali pasi është përplasur nga një furgoon teksa kalonte rrugën.

Sipas mediave italiane (Il Quotidiano), viktima është identifikuar si Asqeri Bani, 56 vjeç. Nga hetimet e para dyshohet se ai është përplasur nga një makinë që lëvizte me shpejtësi dhe në pamundësi për të frenuar e ka tërhequr  zvarrë për disa metra në asfalt, duke e lënë të vdekur.

Dëshmitarë të aksidentit kanë thërritur policinë dhe ndihmën e parë, por për të nuk mund të bëhej asgjë pasi kishte ndërruar jetë menjëherë nga plagët e marra.

Bani është i njëjti person, që sipas hetimeve, ishte vene re edhe më parë të endej në këtë zonë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.