
Një aksident tragjik ishte ai i mbrëmjes së djeshme, i cili i mori jetën 2 të rinjve dhe la të plagosur rëndë një të tretë.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur rotondo e Kolonjës në aksin Lushnjë – Fier. Tre të rinjtë Oregest Shabani, Alban Doksani dhe Alteo Shabani po udhëtonin nga Fieri në drejtim të Lushnjës me mjetin tip benz që e kishin blerë një ditë më parë.
Në afërsi të rrethrrotullimi, mjeti me të cilën po udhëtonin është përplasur me bankinën anësore dhe me pas ka fluturuar për 30 metra duke u përplasur me disa pemë.
Tre të rinjtë kanë marrë plagë të rënda. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës ku personi i parë që nuk ka mundur të shpëtoj ka qenë Orest Shabani ndërsa kushëriri i tij Alteo Shabani vdiq rrugës për në Tiranë.
Top Channel sjell fotot nga ajo se çfarë ka mbetur pas aksidentit, ku edhe siç duket në rrotat e makinës kanë ngecur hekurat e bordurës.
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="895740,895738,895739,895730,895736,895737,895744,895745,895746,895747,895749,895753"]
Top Channel