Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe i plagosur mbeti një person.


Behar Malka, 48 vjeç është transportuar drejt spitalit për tu trajtuar me ndihmë mjekësore, por ka humbur jetën gjatë rrugës.


“Në aksin rrugor Tepelenë–Uji Ftohtë, në vendin e qujatur Luzat ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete. Automjeti tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 363 CV, me drejtues shtetasin B.M, 48 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin tip “Audi”, me targa EBEFT 101, me drejtues shtetasin F.T, 43 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi B.M si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spitalin rajonal “Omer Nishani””, njofton policia.


Ndërkohë, aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë aks që të lidh edhe me pikën kufitare të Kakakvijës.


Policia mbërriti me shpejtësi në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun, por edhe për të zbardhur rrethanat e përplasjes së dy makinave.


20 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)