Kandidati i pavarur i Vlorës, Arben Malaj i është përgjigjur në “Facebook” apelit që kryesocialisti Edi Rama i bëri për heqjen dorë nga ajo që e ka quajtur “rruga e gabuar”. “Rama të mundë Berishën e jo të sulmojë kolegët!
Përgjigje Ramës nga takimi me qytetarët e Ksamilit, dhe jo nga autobuzi. Duhet të përdorësh çdo sekond të mundësh Saliun dhe jo të merresh me kolegët”, shkruan Malaj. Më tej ai ka shkruar se Rama hoqi tre deputetë të Vlorës dhe nuk i dëgjoi socialistët kur vendosi për emrat që do të përfaqësonin vlonjatët. “Vlonjatët nuk kanë dashur ndonjëherë ata që nuk i dëgjojnë. Unë do t’i shërbej me shpirt të gjithë vlonjatëve dhe të gjithë shqiptarëve.
I ke shërbyer Saliut kur vendose ndryshimet e Kushtetutës, për të cilat qëndrimi im ka qenë në mënyrë të hapur dhe publike kundër. Mos e dëmto fitoren e opozitës në Vlorë duke më sulmuar. Edhe kjo i shërben jo fitores së opozitës, por Saliut. Fitorja ime e bën më të plotë dhe më cilësore fitoren e opozitës në Vlorë”, shkruan Malaj.
18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)