dekretiPresidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço si dhe emërimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Ylli Manjani.


Dje vetëm pak orë pas dorëheqjes së Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë, kryeministri Edi Rama propozoi emrin e Ylli Manjanit për postin e mbetur vakant duke, ja çuar për dekret kreut të shtetit.


dekreti1


Presidenca 1Propozimi i Manjanit në këtë post erdhi pas takimit që kryeministri, kreu i kuvendit dhe vetë Manjani patën në ambientet e kryeministrisë menjëherë pas dorëheqjes së Naços.


10 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)