E përjavshmja italiane “Chi”, ka publikuar në numrin e fundit të saj fotot e para të Diego Matias Maradona, nipi i “Pibe De or”.


Ish-ylli i futbollit botëror, ka pozuar me krenari me nipin e tij dhe ka deklaruar: “Jam shumë i lumtur dhe dua ta shijoj këtë fëmijë siç nuk kam bërë me tim bir”.


Fjalë të konfirmuara edhe nga babai i të voglit, Diego Armando Maradona Junior: “Nuk kam dyshime që do të jetë një gjysh i shkëlqyer, sepse që kur jemi takuar, ka qenë edhe një baba i mirë (Diego Junior është njohur nga Maradona si fëmijë në 2007-ën, por përqafimi i parë i vërtetë ndodhi një dekadë më parë).


“Kur Dieguito ka lindur, ai ishte i impenjuar jashtë për punë. Por ka mbërritur menjëherë për pak ditë për të përqafuar. Mendoj se do të jetë një gjysh shembullor dhe i dashur. Unë mendoj vetëm për gjërat e mirë sot dhe nesër, e shkuara është e shkuara”.



3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)