
Hugh Hefner do të pushojë pranë Marilyn Monroe përjetësisht. Në vitin 1992 themeluesi Playboy, i cili ndërroi jetë më 27 shtator në moshën 91-vjeçare, e kishte blerë për 75 mijë dollarë vendin pranë ikonës së Hollivudit, në Westwood Village Memorial Park Cemetery, në Los Angeles.

Themeluesi i revistës së njohur për të rritur u përcoll në banesën e fundit ditën e parë të tetorit, në një ceremoni shumë intime.

Në vitin 1953, Marilyn Monroe ishte e para që pozoi në numrin e parë ekskluziv të revistës Playboy
4 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)